Ushtarët ukrainas, që pengojnë bombardimet ruse në qytetin lindor të Bakhmut, kanë një mesazh për liderët perëndimorë, të cilët do të takohen sot në Konferencën e Sigurisë në Mynih.
“Na jepni më shumë pajisje ushtarake, më shumë armë dhe ne do të merremi me pushtuesin rus, do t’i shkatërrojmë ata”, tha Dmytro, duke qëndruar në dëborë pranë Bakhmutit.
Forcat e Moskës kanë intensifikuar luftimet rreth qytetit kyç, i cili ka qenë në qendër të pushtimit rus prej muajsh.
Guvernatori i Luhanskut deklaroi se sulmet tokësore dhe ajrore janë në rritje, në prag të përvjetorit të nisjes së luftës.
“Sot është mjaft e vështirë në të gjitha drejtimet. Ka përpjekje të vazhdueshme për të thyer linjat tona të mbrojtjes”, tha ai për luftimet pranë qytetit të Kreminës.
Top Channel