Një museum spektakolar arti e fotografie është hapur kësaj jave në qytetin jugor indian të Bengaluru me më shumë se 60,000 punime te kategorive te ndryshme.
Veprat e rralla janë kryesisht nga Azia jugore dhe datojnë prej shekullit të 10-të deri në kohët e sotme.
Muzeumi ka galeri arti, auditorë, një librari si dhe një zonë të specializuar për studimin dhe ruajtjen e punimeve të larmishme, thotë drejtoresha Kamini Sawney.
“Në koleksionet tona kemi art para-modern, që do të thotë skulptura guri e metali, miniatura, koleksione tekstilesh apo art indigjen nga rajone të ndryshme vendit tonë”, thotë Sanei.
Thurrjet tradicionale Kanta vijnë që nga Bengali, Punxhabi, si dhe punime Chambaru nga Himakal, dhe Kalamkari në jug. Është përfaqësuese e kulturave të rajoneve të ndryshme”.
Themeluesi i muzeumit Abhishek Poddar, tha se kërkonte të zgjonte kulturën e vizitës në muzeume te banorët e rajonit.
“India ka shumë muzeume por shumica datojnë prej kohëve koloniale britanike. Ajo që na mungon është kultura e të shkuarit në muzeume teksa arti po bëhet gjithnjë e më domethënës për njerëzit. Për këtë shpresojmë të ndërgjegjësojmë”, tha Poddar.
“Qëllimi ynë eshte të ndezin një dritë mbi artin e madh që zotëron India duke e demokratizuar ate, përkundër kategorizimit perëndimor të arteve të bukura apo dekorative”, shtoi ai.
Top Channel