Seanca e fundit në parlament shënoi një ri-konfigurim të numrave në favor të shumicës në kuvendin e Shqipërisë duke e çuar mazhorancën që mbështet qeverinë Rama në kuotën e 81 votave.
Deputetët e PDIU-së gjatë votimit të projektligjeve bashkuan votat me socialistët dhe socialdemokratët.
Sinjalin e parë e dha Shpëtim Idrizi duke votuar pro projektligjin e menaxhimit financiar e prodhuar votimin në tërësi me 77 vota.
Ndërsa në një tjetër projektligj atë të taksimit të dyfishtë tre nga katër deputetët e PDIU Mesila Doda, Shpëtim Idrizi dhe Nusret Avduallai votuan pro e shënuar numrin 79 vota në favor të shumicës socialiste. Vetëm pak javë më parë grupi të deputetëve socialistë ju bashkua edhe deputeti i Partisë së Lirisë, Agron Çela.
Nëse në këtë seancë për arsye shëndetësore nuk do të mungonin dy deputetët socialist Aurora Mara dhe Agron Cela votimi do të shënonte 81 vota në favor të shumicës socialiste. Shpëtim Idrizi votoi po ashtu pro projektligjit të një huaje për ndërtimin e ujësjellësit të Durrësit.
Ky është një sinjal i qartë i rreshtimit tashmë të PDIU-s në një krah me shumicën e Edi Ramës e cila mbërrin në 81 vota në parlament. Por nuk mbaron me kaq ndryshimi votave në parlament. Socialistët shpresojnë të shkojnë në 82 vota nëse deputeti më i ri në kuvend Gezim Ademaj nga PDIU do të ndjekë të njëjtën linjë votimi me partinë e tij.
Kjo lëvizje e PDIU vjen në një moment kur kanë nisur të bëhen llogaritë dhe koalicionet parazgjedhore për lokalet e 14 majit. Deri më tani Sali Berisha ka nënshkruar marrëveshje për zgjedhjet Ilir Metën dhe Vangjel Dulen. Ndërsa Dash Shehi i LZHK një aleat i vjetër i PD, zgjodhi të hedhë firmën në një aleancë elektorale me Bindjen Demokratike, themeluar nga Astrit Patozi dhe disa lëvizje studentore.
Top Channel