Helmimi nga treni kimik në Ohio detyron familjen të largohet nga shtëpia e re pas katastrofës së aksidentit hekurudhor (fotot)

17/02/2023 21:32

Shenjat e para ishin peshqit e ngordhur dhe një shtresë blu në burimin pranë shtëpisë së tyre të sapo-blerë në qytezën e katastrofës toksike të javës së kaluar në Ohio.

Por ka akoma për çiftin që bleu shtëpinë “e ëndrrave” në zonën pemore të qytezës East Palestine në Ohio, 3 km larg katastrofës së trenit kimik që doli nga shinat javës që shkoi.

Aty nuk ka më as cicërima zogjsh dhe as lëvizjet e ketrave.

Një re gjigante e zezë e ngritur mbi rrënojat e vagonëve me kimikate që dolën nga binarët dhe u dogjën, ka përfshirë zonë e shtëpisë së Nathan e Kelly Izotic.

Duke iu shtuar tragjedisë personale të familjes, uji që ushqen burimin pranë shtëpisë së tyre  është krejtësisht i kontaminuar nga katastrofa pranë lumit gjigant Ohio dhe Mississipi, që besohet se mund të prekë miliona amerikanë deri në grykëderdhjen e tij pranë Florida.

Që prej katastrofës familja është vazhdimisht e sëmurë, kollitet me gjak dhe pret diagnoza kanceri në vitet në vijim, shkruan rrjeti britanik Daily Mail.

Teksa gazetarët e DailyMail.com ecnin mes pronës së tyre disa hektarëshe, Kelly tregonte: “Kishim ketra të kuq e gri në këtë tokë, i dëgjonim vazhdimisht klithmat e tyre, tani nuk ka më asgjë, ata janë larguar prej toksicitetit. Nuk ka më as zogj, që më parë ishin kudo”.

Çifti jetojnë jashtë zonës së shpallur “rrezik vdekjeje” teksa u detyruan të largohen nga shtëpia në fillim të javës, por tani janë të sëmurë me djegie në hundë, në buzë, bllokime në frymëmarrje e dhembje të rënda koke.

Qeni i tyre villte vazhdimisht dhe mezi ngrihet në këmbë.

Kelly monitoron toksicitetin e ujit te burimit

Nathan, punonjës i industrisë së energjitikës, thotë: “Reja e zezë toksike ishte mbi shtëpinë tonë, për dy ditë që qëndruam aty pas aksidentit. Që ditën e aksidentit nën simptomat në gjoks, kollë e fortë, dhimbje në mushkëri e në fyt.”.

Gruaja e tij Kelly shton: “Ishim dje te doktori por ata nuk kanë një test toksikologjie pasi nuk e dinë me se kemi të bëjmë”.

20 vagona të trenit me më shumë se 100, përmbanin lëndë toksike dhe vetëm ditët e fundit është publikuar lista e gjashtë kimikateve më toksike.

Më 10 shkurt zyrtarët e emergjencave publikonin listën e kimikateve të identifikuara që kishin kontaminuar ajrin, tokën dhe ujin pranë vendngjarjes”.

Kimikatet ishin: Klorid vinili (Vinyl chloride): gaz pa erë i përdorur në prodhimin e plastika, shumë i djegshëm dhe toksik/ Akrilat butili (Butyl acrylate): lëng pa ngjyrë që përdoret në bojra e ngjitëse, shumë i djegshëm që shkakton acarim lëkure e frymëmarrjeje/ Akrilat etilheksili (Ethylhexyl acrylate): Lëng pa ngjyrë i përdorur në plastika dhe prodhon tymra toksike/ Monobutil glikol etilemni (Ethylene glycol monobutyl): Lëng pa ngjyrë i përdorur në bojra e solucione pastrimi, shumë i djegshëm dhe toksik.

Të gjithë përbërësit kanë kancerogjenë dhe irritues të shqisave, ndërsa një masë e madhe e tyre është djegur nga vetë zjarrfikësit në dukje për të ndaluar përhapjen dhe kontaminimit të ambjentit.

Në skenën e aksidentit të tmerrshëm, DailyMail.com dëshmonte ende vagonët e shpërndarë në dy anët e hekurudhës teksa disa kamionë merrnin materiale.

Megjithë problemet shëndetësore të banorëve autoritetet kanë dekalruar se zonat larg perimetrit të katastrofës nuk janë të rrezikshme për të jetuar.

Të tjerë banorë thanë për  mediat lokale se pulat e tyre po vdesin papritur ndërsa kafshët shtëpiake janë sëmurur nga avujt e helmit.

Të tjerë ankohen për vështirësi burokratike në testimin e mostrave të ujit të tyre, duke nxitur mosbesimin për një reagim efektiv ndaj krizës, shkruan rrjeti BBC.

Banorët po organizohen për të kërkuar ekzaminime të tokës dhe ujit vendor, ndërsa kongresmeni vendas Bill Johnson përballej me morinë e pyetjeve të banorëve të katastrofës për ato që ata quanin udhëzime kontradiktore shëndetësore.

“Ata na thonë se është e sigurt të pini ujin, por mund të pini dhe ujë me shishe, kjo është një kontradiktë, nuk është këshillë”, tha rezidenti Scott McLear.

Rezidenët kanë nisur të kenë dhimbje koke dhe të vjella por autoritetet thonë se nuk kanë gjetur nivele të dëmshme kontaminuesish.

FOTO GALERI
2/5
Shenjat e para ishin peshqit e ngordhur dhe një shtresë blu në burimin pranë shtëpisë së tyre të sapo-blerë në qytezën e katastrofës

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA