Një nënë e re e fiksuar me krimin dhe qe mbante foto të vrasësve serialë në mure, është shpallur sot fajtore në Britani për vrasjen e të dashurit të saj në një sulm të pakontrolluar me thikë teksa ai flinte.
Shaye Groves e përshkruar si ‘manipulative e xheloze’ përballet me burgim të përjetshëm për vrasjen me thikë të 25 vjeçarit Frankie Fitzgerald kur pa që ai po i shkruante një tjetër vajze.
Në gjykatë u tha se vrasësja 27-vjecare pas vrasjes i kishte telefonuar një shoqeje për t’i thënë se “E mbylla me këtë” ndërsa më herët ajo kishte kërcënuar t’ia nxinte jetën duke publikuar video seksuale të tij.
Ajo tha në gjykatë se dyshja kishin një marrëdhënie seksuale të nxitur nga drogat, që nganjëherë arrinte në akte dhune.
Fitzgerald kishte vdekur nga humbje të mëdha gjaku, teksa Groves kishte tentuar të krijonte një alibi për veten duke tentuar t’i shpëtonte përgjegjësisë.
Nëna e një fëmije ishte përpjekur të bënte të ditur se viktima Fitzgerald ishte larguar nga adresa e saj pas incidentit më 17 korrik të vitit të shkuar, kur trupi i tij ishte mbështjellë me jorgan dhe qese plastike ndodhej në dhomën e saj.
E veshur me xhaketë xhinsi, me një motiv pentagrami në kurriz dhe tatuazhe në fytyrë, Groves dukej se buzëqeshte teksa shoqërohej në qeli pas verdiktit unanim të fajit.
Në gjyq u tha se Groves kishte blerë një thikë ‘Celtike’ me të cilën më vonë goditi për vdekje Fitzgerald.
Prokurori Steven Perian KC, tha se Groves e Fitzgerald kishin vetëm një jetë seksuale së bashku, teksa gruaja ishte manipulative, posesive dhe xheloze.
“Krimi me shumë gjasa erdhi nga pasioni i nxitur nga xhelozia”, tha ai.
Fitzgerald ishte goditur 17 herë me thikë, ndërsa, Groves deklaroi: “Ai u përpoq të më sulmonte, jo vetëm kësaj here por kam pamje kur më ka goditur e përdhunuar”.
Por gjykatësi tha se pamjet tregonin aktivitet konsensual dhe se e akuzuara Groves kishte folur edhe më parë me shoqet e saj për vrasjen e Fitzgerald.
Ajo do të dënohet javën që vjen në gjykatën Winchester.
Top Channel