24/11 21:11
Al-Khelaifi, president i Paris Saint-Germain, sipas raportimeve të medieve franceze, ka vendosur ta shesë Neymar Juniorin në verë dhe madje ka fiksuar tashmë çmimin.
Sipas “Le Parisien”, Nasser Al-Khelaïfi ka nisur tashmë kontaktet me Chelsea-n dhe do të ishte i gatshëm të privohej nga blerja më e shtrenjtë në historinë e futbollit për vetëm 60 milionë, një shifër shumë larg nga ajo që francezët i paguan Barcelonës në vitin 2017 (plot 222 milionë).
Megjithatë, problemi është rroga tepër e lartë që merr braziliani në Francë: 36 milionë neto në vit, një shumë që as londinezët nuk mund ta përballojnë për t’ia paguar një lojtari të vetëm, për të mos prishur ekuilibrin e skuadrës.
Top Channel