​Macron i bën thirrje shteteve evropiane për investime masive në armatim

17/02/2023 22:50

Presidenti francez, Emmanuel Macron u ka bërë thirrje sot vendeve evropiane që të investojnë më shumë në mbrojtje.

“Nëse ne evropianët duam paqe, duhet t’i sigurojmë vetes mjetet e nevojshme për ta arritur atë”, tha sot presidenti i Francës, Emmanuel Macron në Konferencën e Sigurisë, në Mynih, raporton ATSH.

Ai tha se shpresonte se një program ambicioz investimi i përbashkët do të miratohej në muajt e ardhshëm.

“Nëse Evropa dëshiron të mbrojë Evropën, ajo duhet gjithashtu të armatoset… dhe të avancojë aftësinë e saj prodhuese në tokën evropiane”, tha Macron.

“Është e nevojshme të shqyrtohen mënyrat se si të prodhohen më shumë armë dhe më shpejt. Kjo duhet të bëhet së bashku përmes standardizimit”, tha Macron.

“Nuk do të ketë paqe të qëndrueshme dhe të plotë në kontinentin tonë nëse nuk arrijmë të përballemi me çështjen e Rusisë, me një mendje të pastër dhe pa asnjë vetëkënaqësi. Evropa duhet ta trajtojë këtë me vendosmëri dhe pa naivitet”, tha ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA