Zyrtarja e lartë e mbrojtjes bie nga 60m drejt vdekjes në Shën Petersburg (fotot)

16/02/2023 18:58
Marina Yankina

Një zyrtare e lartë e mbrojtjes në Rusi – 58-vjeçarja Marina Yankina – ka rënë drejt vdekjes nga dritarja e katit të 16-të në Shën Petersberg, njofton rrjeti britanik Daily Mail.

Yankina ra nga reth 60 metra lartësi dhe bëhet zyrtarja më e fundit ruse që vdes në rënie misterioze në 12 muajt e fundit.

Trupi i saj u zbulua nga kalimtarët në hyrje të një shtëpie në rrugën Zamshina.

Ajo ishte një figurë e rëndësishme e fushatës ushtarake në Ukrainë, si drejtuese e financave të Distriktit Ushtarak Perëndimor, e përfshirë nga afër me luftën.

Autoritetet ruse konfirmuan vdekjen e saj dhe thanë se po hetojnë rënien misterioze.

Para detyrës me ministrinë e mbrojtjes, Yankina punonte me Shërbimet Federale të Taksave dhe më herët me bashkinë e Shën Petersburg.

Me heret, gjeneral Vladimir Makarov, 67 vjeç, u gjet i vdekur të hënën nga një plagë arme zjarri, teksa policia tha se ishte vetëvrasje.

Deputeti rus Pavel Antov, 65 vjeç, u gjet i vdekur në dhjetor në Indi, teksa në dukje kishte rënë nga ballkoni i një hoteli.

Ndersa më herët oligarku Dmitry Zelenov vdiq në France pas një rënieje nga shkallët në dukje atje.

Në shtator 2022, ish-kreu i institutit rus të aviacionit në Moskë, Anatoly Gerashchenko, ka vdekur ne dukje nga një rënie nga shkallët në institutin e Moskës.

FOTO GALERI
3/5
Deputeti rus Pavel Antov, 65 vjeç, u gjet i vdekur në dhjetor në Indi, teksa në dukje kishte rënë nga ballkoni i një hoteli.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA