Tatimet paralajmërojnë bizneset: Kujdes, persona të paautorizuar po ju mashtrojnë duke u prezantuar si punonjës Tatimorë

16/02/2023 14:12

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve u bën thirrje bizneseve të kenë kujdes nga persona të paautorizuar që prezantohen si punonjës të tatimeve.

Administrata ka identifikuar persona të caktuar të cilët mashtrojnë bizneset duke u hequr si punonjës tatimorë, megjithëse nuk janë të punësuar në strukturat e Administratës Tatimore.

Për të dalluar personat e autorizuar nga ata që mashtrojnë, Drejtoria e Tatimeve ka treguar sesi të identifikoni një punonjës tatimesh.  Ata mbajnë ‘badge identifikues’ (emër/mbiemër/foto/pozicioni i punës/emërtimi i drejtorisë), urdhri i punës i firmosur nga drejtuesi i Drejtorisë përkatëse si dhe uniformat dalluese me mbishkrimin: Administrata Tatimore.

Administrata Tatimore i bën thirrje të gjithë tatimpaguesve të bëjnë kujdes nëse përballen me persona të dyshimtë, që nuk i kanë elementet si më sipër, të mos lejojnë futjen e tyre në ambjentet e biznesit.

Në rast se pikasin një person të paautorizuar, ata duhet të denoncojnë menjëherë në kanalet e komunikimit të Administratës Tatimore: [email protected], [email protected], [email protected] si edhe të kontaktojnë Qendrën e Thirrjeve, numrin e gjelbër: 08000002.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA