Kryetari më i ri në më shumë se një shekull, mysliman dhe socialist/ Kush është Zohran Mamdani, kandidati demokrat që fitoi zgjedhjet në Nju Jork
Rishi Sunak është takuar me presidentin polak për të diskutuar rreth përpjekjeve që Ukraina të marrë fitoren.
Si Britania e Madhe ashtu edhe Polonia kanë premtuar t’i ofrojnë Ukrainës tanke, por ajo që i ka tërhequr pas janë thirrjet e presidentit Zelensky për avionë luftarakë.
Kryeministri ka sugjeruar më parë se asgjë nuk është jashtë tryezës dhe se avionët janë pjesë e bisedës.
Takimi i tij me Andrzej Duda vjen pasi qeveria njoftoi zgjatjen e Sky Saber në Poloni, një sistem raketor i vendosur për herë të parë në vend vitin e kaluar për të mbrojtur hapësirën e saj ajrore nga çdo agresion i mëtejshëm nga Rusia.
“Nuk ka asgjë për të cilën jemi më të bashkuar sesa mbështetja jonë e vendosur për Ukrainën. Dhe unë e di se do të flasim për këtë më vonë sot, çfarë mund të bëjmë të dy për të siguruar që Ukraina të fitojë këtë konflikt”, tha Sunak.
Top Channel