LIVE/ Trump: Arritëm marrëveshje 15-pikëshe me Iranin, nuk ka më armë bërthamore! Bie nafta, sulmet kundër objekteve energjetike ndalen për pesë ditë. Teherani: Lajme të rreme 23/03 22:57
Të bashkuar harmonikisht, Recitali i Korit të Ansamblit Popullor sjell krijimet më të bukura muzikore të trevave shqiptare, në një koncert koral të quajtur “ Shqipëria ime”, sonte në mbrëmje.
Me një repertor të pasur e të larmishëm, me këngë burimore dhe koralet e përpunuara, si dhe me interpretime mahnitëse në instrumente të solistëve, koncerti i kushtohet identitetit tone kulturor.
Nën dirigjentimin e Vladimir Hasimi, Grupi Koral dhe solistët e vokalit të Ansamblit Popullor premtojnë emocion.
Top Channel