Licencohet banka e parë tërësisht digjitale në Shqipëri, BSH jep miratimin paraprak Pas rimëkëmbjes së fortë që ekonomia shqiptare pati pas pandemisë, duket se vrulli ka stopuar. Institucionet ndërkombëtare po rishikojnë me ulje ekonominë e vendit, ndërsa këtyre u bashkohet edhe Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim.
Sipas institucionit financiar vendi ynë këtë vit do rritet me 2.5% ose 0.5% më ulët se parashikimi fillestar.
Në rajon pritet që rritjen më të lartë ta ketë Mali i Zi me 3.3%, ndjekur nga Kosova me 3%, ndërsa Serbia, Bosnjë Hercegovina dhe Maqedonia e Veriut me 2%.
Faktor kryesor sipas BERZH që rritja ekonomike do të ngadalësohet është inflacioni i lartë dhe kushtet e shtrënguara të financimit.
Për vitin aktual BERZH pret rritje me 3.7%, më lart se parashikimet fillestare të institucioneve, për shkak të flukseve rekord të turistëve që erdhën në vend, duke e renditur Shqipërinë të tretën në rajon. Gjithashtu konsumi i qytetarëve qëndroi në nivele të larta, ndërsa investimet publike patën rënie të ndjeshme për shkak të krizës energjitike, që i kushtoi vendit rreth 400 milionë euro.
Ndërkohë në vitin 2024 Shqipëria pritet të përshpejtojë zgjerimin me 3.3%. Deri më tani nga institucionet ndërkombëtare, Banka Botërore është ajo që ka dhënë parashikimin më të zymtë për ekonominë tonë, një rritje me vetëm 2.2%, më e ulëta në rajon. Në këtë periudhë krize Banka Botërore ka bërë thirrje që të ndihmohet konsumi i qytetarëve të mbrohen shtresat në nevojë dhe të ulët niveli i borxhit publik.
Top Channel