Marrëveshje për kalim të ri kufitar në Siri të ndihmave për të mbijetuarit e zhvendosur të tërmetit (fotot)

16/02/2023 21:02

Njerëz të mbetur të pastrehë nga tërmeti shkatërrimtar në Siri dhe Turqinë fqinje, shiheshin sot të merrnin ndihma humanitare nga një bamirësi në kampin e improvizuar të qytetit Afrin, në Alepo.

Një rrugë e re e kalimi ndihmash është hapur sot në zonën e kontrolluar nga rebelët, ku ndihmat kanë ardhur më ngadalë prej politikave burokratike mes shteteve ne konflikt.

Disa të mbijetuar të rralla nxirreshin edhe sot nga rrënojat e tërmetit monstruoz me magnitudë 7.8, teksa fokusi ka kaluar tashme në sigurimin e ushqimit dhe strehimit për miliona njerëz në nevojë.

Një karvan prej 11 kamionësh të OKB hyri në Siri nga pika kufitare e sapo-hapur e  Bab al-Salama, pasi Damasku pranoi të lejonte ndihmat nga OKB që nuk njeh autoritetin e tij.

Para goditjes së tërmetit, ndihmat humanitare për këtë rajonin veriperëndimor të Sirisë kalonin vetëm nga një pikë kufitare.

Kamionët ishin mbushur me ndihma esenciale si materiale strehimi, dyshekë, batanije e qilima”, tha zëdhënësi i OKB, Paul Dillon, për rrjetin AFP.

SHBA refuzon lidhjet me presidentin sirian Bashar al-Assad, por ka bërë thirrje për bashkëpunim mbi kalimin e ndihmës.

FOTO GALERI
1/3
Një rrugë e re e kalimi ndihmash është hapur sot në zonën e kontrolluar nga rebelët, ku ndihmat kanë ardhur më ngadalë prej politikave burokratike mes shteteve ne konflikt.

Top Channel