28/11 18:37
Ishulli kroat Krk, në veri të detit Adriatik është tundur mëngjesin e sotëm nga një tërmet me magnitudë 4.8, sipas qendrës vendase sizmologjike.
Epiqendra e tërmetit detar të orës 10:47 paradite ishte qyteza Bašćanska Draga në Krk dhe intensiteti i tij në epiqendër llogaritej në VI gradë sipas shkallës EMS, thanë autoritetet vendase.
Tronditjet ishin ndjerë në të gjithë bregdetin kroat, dhe një pasdridhje më e dobët u ndje në Krk pak minuta më vonë, e raportuar me magnitudë 2.
Nuk kishte raportime për dëme serioze apo të plagosur .
Një seri tërmetesh janë regjistruar në zonë vitet e fundit, ndërsa më i madh mbahet mend ai i vitit 1916 me magnitudë 5.8.
Top Channel