Më shumë mish australian drejt Evropës, von der Leyen dhe Albanese firmosin marrëveshjen
Porsche Albania dhe marka premium që ajo përfaqëson në Shqipëri, Audi, mbledhin këtë të diel klientët, dashamirësit dhe admiruesit e markës më të dashur nga Shqiptarët.
Në eventin e quajtur “Gjëmimi i Heshtjes”, shtëpia e madhe e Porsche Albania do të shndërrohet në një forum të shumë modeleve historike të Audi dhe të apasionuarve pas stadit tjetër të transportit automotiv; të ardhmes elektrike.
Eventi do të organizohet pranë zyrave qendrore të Porsche Albania, në autostradën Tiranë – Durrës, duke shndërruar këtë segment të zonës industriale afër kryeqytetit, në një festë të kuruar për të rritur e të vegjël.
Përveç modeleve nga trashëgimia historike Audi që vetë të apasionuarit do të sjellin në festë, surpriza që i shton më shumë shijen këtij takimi është shpalosja e modeleve më të fundit elektrike Audi. Ky event është gjithashtu një materializim i promovimit që bëhet nga Audi për të shtuar perdorimin e makinave elektrike, duke ndikuar kështu në mënyrë të prekshme në përmirësimin e mjedisit dhe në zhvillimin tonë të qendrueshëm.
Në një deklaratë për median tonë, Drejtoresha e Marketingut dhe Marrëdhënieve me Publikun. Znj. Elona Mera shprehet entuziaste për këtë event për vetë ngrohtësinë e shtëpisë që përcjell audienca, por edhe për përqafimin kaq natyral që ka ndjerë nga e gjithë familje e klientëve dhe dashamirësve të Audi, për transportin elektrik.
“Ky takim vjen si një moment krenarie për bilancet tona në raport me transportin elektrik, por edhe si një “deklaratë” e bukur që lëshojmë nga premisat e Porsche Albania me klientët dhe miqtë tanë, drejt të ardhmes së shëndetshme. Transporti elektrik është e tashmja dhe e nesërmja; realiteti i paevitueshëm i lëvizshmërisë në Shqipëri dhe Porsche Albania do të jetë aleati i duruar që çdo burim njerëzor dhe teknologjik do ta bëjë të aksesueshëm për këdo që i bashkohet këtij misioni të qëndrueshëm dhe frymëzues”– shprehet Elona Mera.
Top Channel