Minsitria e Shëndetësisë ka njoftuar në lidhje me bilancin e Covid19 në vend për 24 orët e fundit, ku pas 342 testimeve, 9 qytetarë kanë rezultuar të infektuar me virus dhe nuk ka pasur asnjë humbje jete.
Janë 126 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin ndërsa aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 3 pacientë.
Janë shëruar 7 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,636 që nga fillimi i epidemisë.
Njoftimi i plotë:
COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 342 testime, ka 9 qytetarë të infektuar, nuk ka asnjë humbje jete dhe 7 të shëruar në 24 orët e fundit
16 Shkurt 2023 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.
Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 342 testime, nga të cilët 9 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID19, në Bashkitë:
5 në Tiranë, 2 në Patos, nga 1 qytetarë në Përmet, Berat.
Janë 126 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 3 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.
Janë shëruar 7 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,636 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika ( 16 Shkurt 2023)
Raste të reja ditore 9
Të shëruar në 24 orë 7
Të shtruar në spitale 3
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 342
Testime totale 2,036,200
Raste pozitive 333,358
Raste të shëruara 329,636
Raste Aktive 126
Humbje jete 3,596
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 105
Fier 10
Shkodër. 3
Vlorë 3
Berat. 3
Durrës. 1
Gjirokastër. 1
Top Channel