17-vjeçarja gjendet e gjallë 10 ditë pas tërmetit në Turqi, viktimat e tragjedisë madhore arrijnë në 42,000 (fotot)

16/02/2023 15:32

Një vajzë 17-vjeçare është nxjerrë sot e gjallë nga rrënojat e një ndërtese të shembur në jug të Turqisë, më shumë se 240 orë pas tërmetit monstruoz që ka vrarë deri tani 42,000 njerëz në Turqi dhe Siri.

Shpëtimi i pabesueshëm i Aleyna Olmez ndodh në jug të provincës Kahramanmaras, që ishte pranë epiqendrës së tërmetit me magnitudë 7.8 që shkatërroi milje të tëra territor të hënën e 6 janarit.

Adoleshentja mrekullisht kishte rezistuar për dhjetë ditë në zonën që përshkruhej si “apokaliptike” nga punonjësit e ndihmës, që shtonin se një “erë vdekjeje sillet në ajër”.

Punonjësi i shpëtimit Basheer Khan i ardhur prej pesë ditësh në Turqi nga Britania, bashkë me inxhinierë, doktorë e përkthyes lokalë, tregonte: “Detyra jonë ishte të përcaktonim zonat me nevojën më të madhe dhe të koordinoheshim me autoritetet për ndihmën që mund të jepnim”.

“Zona ishte e goditur shumë rëndë, kishte ndërtesa të mëdha gjysmë te shembura, çarje toke. Në Antakia, në provincën Hatay çdo shtëpi ose ishte shembur ose ishte dëmtuar rëndë. Mund të ndjesh erën e vdekjes rreth teje, por çuditërisht nuk kishte sens paniku apo kaosi në vendet që vizituam”.

“Ndihma po jepet nga autoritetet, të cilat kanë situatën nën kontroll. Ne po i ndihmojmë ata”, shtoi britaniku 39-vjeçar për rrjetin Daily Mail.

FOTO GALERI
2/5
Shpëtimi i pabesueshëm i Aleyna Olmez ndodh në jug të provincës Kahramanmaras, që ishte pranë epiqendrës së tërmetit me magnitudë 7.8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA