Video ‘tronditëse’ tregon pilotin zelandez që merret peng nga rebelët me shigjeta në Papua, sapo ul avionin (fotot)

15/02/2023 15:32

Një video ne dukje drithëruese qarkullonte sot në media, ku një pilot nga Zelanda e Re shihet i marrë peng nga rebelë me shigjeta e armë zjarri në rajonin e largët Papua të Indonezisë.

Phillip Mehrtens, pilot i linjave indoneziane Susu Air, është marrë peng prej javës që shkoi nga rebelët separatistë, që bastisën avionin e tij me një motor, pak pasi u ul në pistën e ngushtë.

Grupi që e quajnë veten Ushtria Çlirimtare e Papua morën në zotërim Mehrtens dhe më pas i vunë zjarrin avionit të tij në pistën modeste të Paro.

Pamjet e publikuara nga rebelët tregojnë Mehrtens në një pyll i rrethuar nga burra të armatosur me pushkë, harqe e shigjeta.

Lideri i tyre Egianus Kogoya thotë në video se piloti zelandez nuk do të lirohet derisa rajoni i Papua “të fitojë pavarësinë nga Indonezia”.

Qeveria e Indonezisë hidhte poshtë videon si “një provokim” duke thënë se Papua do të jetë gjithmonë pjesë e Indonezisë.

Mehrtens besohet se uli avionin e tij me pesë pasagjerë në bord në pistën e vogël të Paro, ku  do të merrte disa punonjës ndërtimi për t’i çuar në qendrën shëndetësore.

Në disa pjesë të kësaj zone malore fluturimi me avion është mënyra e vetme e transportit, shkruan rrjeti britanik Daily Mail.

Rebelët raportohet se kishin liruar pesë nga pasagjerët pasi ishin vendas nga Papua, ndërsa piloti ishte mbajtur peng në tentativën e tyre irrealiste për “çlirimin e rajonit nga Indonezia”, shkruajnë mediat perëndimore.

Në një tjetër video piloti shihet që urdhërohet të thotë nga rebelët: “Ushtria e Pauas më ka marrë peng dhe nëse ushtria indoneziane nuk largohet nga kanë ardhur, do të më mbajnë për gjithë jetën këtu”.

“Dua të shtoj se Papua është e pavarur”, thotë më tej piloti sipas udhëzimeve të rebelëve”.

Papua është përfshirë në Indonezi në 1969 me një votë të sponsorizuar nga OKB, që ka pasur shumë kontestime, por prej atëherë militantët separatistë kanë qenë shpesh aktivë në rajonin e pasur me minerale.

Ministri indonezian Mohammad Mahfud tha se qeveria po merr masa për të bindur rebelët të lirojnë zotin Mehrtens ‘sepse prioriteti është siguria e pengut.’

Ai theksoi pikëpamjen e qeverisë se Papua është pjesë e Indonezisë.

FOTO GALERI
3/6
Piloti duket se eshte bindur nga rebelet te ndjeke vijen e tyre politike

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA