“Po bën atë që ka bërë Berisha”, Spahiu: Rama po zbaton skenarin për ndërtimin e disa opozitave

15/02/2023 22:53

Analisti Kreshnik Spahiu gjatë diskutimit në “Top Story” rikthehu edhe njëherë në vëmendje mënyrën se si ka funksionuar politika ndër vite, duke përmendur figura të njohura.

Spahiu deklaroi se po bëhet e njëjta kronologji ngjarjesh me atë që ka bërë Salio Berisha disa vite më parë, atë të copëtimit të Partisë Socialiste nga Fatos Nano.

Në qoftë se grupimi i Lulzim Bashës dhe Enkelejd Alibeajt nuk do të mund të marrin logon e Partisë Demokratike atëhere, sipas analistit, ata janë asgjësuar.

“Po bën atë që ka bërë Berisha 20 vite më parë. Që futi kreun e opozitës Fatos Nanon dhe e copëtoi Partinë Socialiste. Madje mori pesë mjekë, i thirri dhe i tha krijoni Partinë Socialiste të re. E treta jam dakord që është e vërtetë që ka shumicën pjesa e Berishës dhe në qoftë se këta marrin logo pjesa tjetër është e asgjësuar”, u shpreh ai.

Njëkohësisht Spahiu shtoi se Edi Rama është i interesuar të ketë disa opozita.

“Nëse marrin logo mendoj që ka një përqindje të caktuar të anti-Berishizëm. Ka një grup të caktuar të popullatës që e duan Partinë Demoktratike. Rama është i interesuar të ketë disa opozita”, tha ai.

Top Channel