Më 3 mars jepet vendimi për PD, Berisha paralajmëron protestë masive: Gjykimi i urdhëruar nga Rama dhe ambasadorja Kim

15/02/2023 14:27

Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar se protesta e 3 marsit, në ditën që do jepet vendimi për PD, do të jetë masive dhe ka si objektiv vetëm kryeministrin Rama.

Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se vendimi i gjykatës do të jepet me urdhër politik, pasi sipas tij gjykimi do të pranojë Alibeajn nën ndikimin e Ramës dhe ambasadores amerikane. Berisha tha se PD do të mobilizojë të gjitha forcat e saj për një protestë të jashtëzakonshme dhe objektivi është kryeministri.

U bëj thirrje shqiptarëve të programojnë të gjithë agjendën me datën 3 mars. Do të jenë në Tiranë në një protestë epike për nga përmasat. Theksoj se protesta ka vetëm një objektiv: Edi Ramën, Edi Ramën, Edi Ramën. Nuk ka të bëjë as me gjykatën, as me institucionet e tjera. Ne nuk bëjmë veprime në paragjykim. PD e ka vendimin e gjykatës. Për çfarë është gjykimi? Gjykimi është për të pranuar palë Alibashën. Nuk ka gjykatë, pse e bëri Blerina Muçi nën ndikimin nën ndikimin absolut të Edi Ramës dhe Yuri Kim, të tjerë nuk mund ta bëjnë një akt të tillë sepse kuptojnë që përmbyset sistemi i drejtësisë nëse shpall palë atë që nuk ka qenë palë në një vendim, t’i hapë rrugën e rrëzimit të çdo vendimi gjyqësor me urdhra politikë.

Objektivi ynë është Edi Rama. Ky është një armik i egër i cili që po bën gjithçka për të shpëtuar lëkurën e tij, pasi ka kryer vepra të tmerrshme, akte pabesie ekstreme ndaj SHBA, NATO-s, sigurisë së tyre, por edhe akte anti-kushtetuese ndaj demokracisë dhe pluralizmit në Shqipëri. Unë kam besim se PD do të mobilizojë të gjitha forcat e saj për një protestë të jashtëzakonshme. Më datën 3 mars revolucioni fton çdo shqiptar të marrë pjesë dhe të çojë përpara kauzën e tij”-tha Berisha.

Edhe ditën e nesërme njësoj si të hënën, Berisha tha se do të protestohet jashtë Kuvendit teksa do mbahet seanca plenare.

Nesër është një ditë prove, prove e fortë. Protesta është thirrur në ora 10, sepse në orën 10, RamGonigali hyn në parlament.A ka përdhosje më të madhe për atë parlament se hyrja e kryeministrit si RamGonigali? A ka përdhosje më të madhe se fjala e tij aty?Prandaj qytetarë, siç zhvilluam të hënën që kaloi një betejë të shkëlqyer brenda dhe jashtë parlamentit, i bëj thirrje cilitdo, që ka minimumin e mundësive, të lërë çdo gjë dhe të vijë nesër në orën 10 në protestë.RamGonigali nuk duhet të hyjë në parlament. Edhe po hyri, duhet të mbetet nën presionin e tmerrshëm të revolucionit aty ku është, dhe brenda parlamentit”- shtoi Berisha.

 

Top Channel