Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve i dha fund debatit nëse Partia Demokratike dhe aleatët e saj që bojkotuan zgjedhjet vendore te 2019 duhet të përfitojnë apo jo fonde për fushatë elektorale.

Si çelës zhbllokues për paratë, KQZ  përdori  një nen tranzitor të Kodit Zgjedhor që korrigjon gabimet e së shkuarës  të Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit.

“Parimi është që merr fonde ajo parti që ka marrë pjesë në zgjedhjet pararendëse. Zgjedhjet pararendëse kanë qenë ato të vitit 2019 dhe dimë që PD nuk mori pjesë në ato zgjedhje. Por, neni 180 i Kodit Zgjedhor si dispozite tranzitore ka përcaktuar që në referim do të merren zgjedhjet sipas rastit, respektivisht ato të vitit 2015 dhe 2017”, tha Ilirjan Celibashi.

Thesi i parave të shtetit për fushatë do të hapet pasi drejtësia të flasë se cili grupim i Partisë Demokratike  do të përfitoje fonde. Sytë nga gjykata duket se nuk i kanë vetëm demokratët.

Besoj që në datën 3, Gjykata do të vendosë në lidhje me konfliktin, se cili është organi udhëheqës i PD dhe vlerësoj se është angazhim i Gjykatës për të disponuar këtë çështje para se të fillojë procedimi elektoral pasi nuk lidhet thjesht vetëm me procesin e regjistrimit por me pjesëmarrjen në zgjedhje të një partie politike”.

Me 3 mars, Gjykata e Apelit pritet të vendosë  mbi fatin e Partisë Demokratike. Sali Berisha duket se i druhet një vendimi që mund ta nxjerrë jashtë selisë blu ndaj në të njëjtën ditë ka thirrur në ndihmë mbështetësit e tij për të protestuar.

Top Channel