Inside Story/ Procesi ndaj agjentit në SHBA, provat shtesë mund të zbulojnë të tjerë të pandehur

15/02/2023 22:06

Ky proces do të marrë kohë në mënyrë që të kalojë në të gjithë etapat e drejtësisë amerikane. Kërkohet verifikim i plotë i personave dhe lëvizjeve të tyre jo vetëm në Shqipëri por edhe në vendet e tjera të përmendura.

“Kjo do të zgjasë dhe do të marrë kohë sepse ka të bëjë me një sërë veprimesh që duhen kryer nga ana e agjentëve special edhe në Ballkanin Perëndimor, duke marrë dhe intervistuar persona që ka pasur kontakt, e-maile, dëshmi të tjera, biseda të ndryshme që janë bërë, çfarë interesi ka pasur kush ka qenë roli i tij në Shqipëri, vizitat që janë bërë, kush i ka paguar. E më pas pse është ky biznesmen dhe çfarë të ardhurash, të gjitha këto janë duke u mbledhur”, u shpreh profesori i kriminologjisë, Ervin Karamuço.

“Nuk përjashtojmë faktin që mund të ketë padi edhe për persona të tjerë, është e papërcaktuar fiks sa mund të zgjasë një proces i tillë por do të duhen të paktën edhe 2-3 muaj të tjerë për të vajtur te procesi i diskoverit”, u shpreh ish prokurori, Eugen Beçi.

Top Channel