Në Shqipëri, shihet me interes të madh se si do të zhvillohen ngjarjet në sistemin e drejtësisë amerikane për shqiptarët e përmendur në dosje.

“Aktualisht asnjë nga personat e përmendur në aktakuzë sa i takon Shqipërisë, flitet edhe për vende të tjera të Ballkanit Perëndimor, nuk është me cilësinë e person interesi, që dmth nuk është person nën hetim që ka dijeni për rrethanat e hetimit ose që është përfshirë për llogari të të tjerëve dhe në atë çështje” u shpreh profesori i kriminologjisë, Ervin Karamuço.

“Nëse ka akuza ndaj tyre mund të nisë një proces i rregullt ligjor dhe ato që nënkuptojnë mbajtjen e imunitetit diplomatik, shtetas të tjerë ose nga mbrojtës të tjerë ligjorë dhe mbi të gjitha ka dy mënyra thirrje, e para nëse dyshohet për një akuzë kjo mund të shfaqet gjatë procesit të diskoverit dhe mund të shtohet rrethi i personave të dyshuar, dhe një mënyrë tjetër thirrje si një person që ka dijeni dëshmitari” u shpreh ish prokurori, Eugen Beçi.

Të dhënat tregojnë se ish-agjenti i FBI McGonigal kishte takuar përvecse në Shqipëri në zyrën e tij, edhe në Washington kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama. Ky fakt, është pranuar publikisht edhe nga Rama. Ai ka sqaruar se në takime kanë shkëmbyer analiza për influencën ruse në rajon.

Më 4 mars 2018, i pandehuri McGonigal darkoi në Uashington, D.C., ndër të tjera, me Personin A, Kryeministrin e Shqipërisë dhe një ish-agjent special të FBI-së që punonte në një firmë ndërkombëtare shërbimesh profesionale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA