Ajo që dihet është se sot hetimet për çështjen janë shtrirë edhe në Shqipëri. Por, Cilat do të jenë veprimet e FBI-së në vendin tonë për të shkuar përtej atyre informacioneve që sot janë publike?

Burime të ndryshme konfirmojnë se FBI tashmë ka zbarkuar edhe në Ballkan për të pyetur për detaje persona të përfshirë direct ose indirect në këtë ekuacion. Ka raportime se në Shqipëri janë intervistuar biznesmenë të rëndësishëm.

“Jam në dijeni se në Shqipëri aktualisht kanë ardhur dy ose më shumë agjentë të FBI të cilët po intervistojnë sidomos biznesmenët shqiptarë të cilët ai ka pasur kontakt në të kaluarën dhe është një listë e gjatë e personave që është hartuar së bashku me disa informatorë të FBI gjatë gjithë kohës që ai është mbajtur në vëzhgim ata kanë parë se kë ka takuar dhe tani po intervistojnë” u shpreh profesori i kriminologjisë, Ervin Karamuço.

“Në pikëpamje proceduriale, juridike, mund të ndodhi që agjenti federal që është i ngarkuar tashmë me kryerjen e këtij hetimi mund të ti kërkojë autoriteteve shqiptare të verifikojnë çdo lëvizje të personave nëpërmjet tërë sistemit të drejtësisë në Shqipëri duke paraqitur një letër porosi që të marrin vlerën e provës, në atë rast sistemi ynë i drejtësisë do implikohet po themi në këtë hetim nëpërmjet letërporosisë duke kërkuar verifikimin e hyrje daljeve të personit, mënyra se si ka mbërritur në Shqipëri, me kë është shoqëruar në Shqipëri, ku ka jetuar, fjetur, kush ka paguar shpenzimet” u shpreh ish prokurori, Eugen Beçi

Top Channel