“Berisha nuk është zog i ri në politikë”/ Bushati: E di që do të humbasë, prandaj bën revolucione

“Berisha nuk është zog i ri në politikë”/ Bushati: E di që do të humbasë, prandaj bën revolucione

 Ish-Kryetari i PS Tiranë, Ervin Bushati është shprehur mbrëmjen e sotme në Top Story, se padurimi i Partisë Demokratike justifikon disfatën e tyre në zgjedhje. 

Sipas tij nëse Berisha do të kishte pakënaqësi do të kërkonte zgjedhje të parakohshme, por e di mirë rezultatin që do të marrë dhe prandaj krijon situata të tilla.

“Ky padurim justifikon disfatën. Nëse do të dëgjoheshin qytetarët dhe Berisha ka një pakënaqësi. Do të duronte 90 ditë dhe do të merrte atë reformën referendare e do të kishte një kauzë të kërkonte zgjedhje të parakohshme. Ai e di që nuk do të ndodhë një gjë e tillë, ai nuk është një zog i ri në politikë është një qënie dhe specie politike ka eksperiencën dhe moshen.

Nëse nuk do të kishte durimin do të priste për 85 ditë do të merrte rezultatin, do i thoshte ja ku është rezultati, na u vërtetua e do të kërkonte zgjedhje të parakohshme. Ai e di që nuk do të marrë rezultatin prandaj po bën këtë situatë. PS ja nuk po bën asnjë luftë po vazhdon punën. Rama ka votat e qytetarëve. Nëse jeni kaq të sigurt që do të shkojmë bashkë në zgjedhje lokale pse nuk prisni pse keni gjithë këtë presion të tetorit Bolshevik.”– tha Bushati.

Top Channel