Tërmeti me magnitudë 5.7 trondit Rumaninë, i 2-ti në dy ditë (fotot)

14/02/2023 16:57

Një tërmet me magnitudë 5.7 ka tronditur Rumaninë sot pasdite, dridhja e dytë me forcë të ngjashme që frikëson vendin brenda 24 orëve. Në të dyja rastet nuk janë raportuar dëme serioze.

Tërmeti i sotëm ndodhi në orën lokale 3:16 pasdite në Gorj (16:16 ora shqiptare) në jugperëndim të Rumanisë, në një thellësi prej rreth 40 km, sipas të dhënave të institutit sizmik të vendit.

Dridhjet raportohet se u ndjenë dhe në kryeqytetin Bukuresht dhe në qytetin verior Cluj. Në rrjetet sociale postoheshin pamje të rafteve të supermarketit nga ku binin produktet.

 Autoritetet e emergjencës së krahinës Gorj thanë dje se nuk kishin marrë thirrje ndihme në lidhje me tërmetin.

Ky është tërmeti i dytë që godet rajonin rumun të Oltenia në dy ditë, teksa një tjetër u raportua të hënën, me magnitudë 5.2 në një thellësi prej 13.2 kilometra.

Disa pas-dridhje me magnitudë 3 pasuan të dyja tërmetet, raportonin nga vendi.

FOTO GALERI
2/2

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA