Presidenti francez Emmanuel Macron në një video-konferencë me kryeministrin indian Narendra Modi vlerësoi përkushtimin e Francës për dhënien e teknologjive më efikase, pas porosisë të blerjes së 250 avionëve të transportit Airbus.
“Dua t’ju përgëzoj ju dhe ministrat për suksesin dhe mundësinë që na ofroni me partneritetin në sektorin e aeronautikës”, tha Macron.
“Franca është e përkushtuar të japë teknologjinë më të mirë e më efikase për Indinë, për të qenë pjesë e strategjisë suaj ‘Made in India'”, shtoi ai.
Shuma totale e porosisë prej 250 avionësh të rinj nga Airbus, arrin në 32 miliardë euro, sipas çmimeve aktuale dhe supozohet te plotësohet ne disa dekada.
Marrëveshja ka të bëjë me blerjen e 210 avionëve me trup të ngushtë model A320neo, dhe të 40 mjeteve më të rënda model A350, në një plan ambicioz zgjerimi të fluturimeve të brendshme të Indisë.
“Jemi duke bërë një transformim të madh,” tha kreu i Air India, Natarajan Chandrasekaran, teksa njoftonte marrëveshjen bashkë me presidentin Emmanuel Macron dhe kryeminsitrin Narendra Modi në video-konferencë.
Top Channel