Kryeministri belg krenohet me ndihmën e furnizimit me energji të Gjermanisë (fotot)

14/02/2023 18:33

Pas një konference me kancelarin gjerman Olaf Scholz, kryeministri belg Alexander De Croo tha se prej ndihmës belge Gjermania nuk do të ketë probleme energjie këtë dimër.

Olaf Scholz tha se shpresonte që bashkëpunimi mes dy vendeve të vijonte më gjatë.

“Me përpjekjet e përbashkëta kemi arritur të përballojmë këtë dimër, dhe kemi besim se kjo do të vijojë edhe vitet e ardhshme”.

“Terminali i gazit të lëngshëm këtu në Zeebrugge ka qenë gjithmonë i rëndësishëm prandaj e mirëprita mundësinë e sotme për ta vizituar”, tha kancelari.

“Duhet të supozojmë se në të ardhmen ekonomitë e vendeve tona do të mbështeten në burime më të mira energjie të rinovueshme, veçanërisht hidrogjenin që e prodhojmë pjesërisht në Evropë”.

Kryeministri belg De Croo, tha se është krenar për rolin e luajtur nga vendi i tij.

“Kjo është një njohje e rolit të luajtur nga vendi ynë, si një importues i rëndësishëm i gazit, për evitimin e mangësive të energjisë”.

“Integrimi i mëtejshëm i dy ekonomive tona, si në rastin e energjisë, është një prioritet për stabilizimin e kontinentit evropian, dhe Belgjika do të luajë rol të rëndësishëm”.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA