Mungesa e firmave më të njohura të modës në Nju Jork Fashion Week, kthen sytë nga stilistët e rinj
Java e Modës në Nju Jork filloi më 10 shkurt, me mungesën e disa prej emrave më ikonikë të botës së modës, stilimet e të cilëve nuk do t’i shohim në pasarelë.
Firmat si Tommy Hilfiger, Ralph Lauren apo Tom Ford duket se kanë vendosur të mos bëhen pjesë e si rrjedhojë sytë e vëmendja kthehet nga talentet e stilistët e rinj si Elena Velez.
28-vjeçarja, u emërua “Stilistja e vitit 2022” në çmimet CFDA 2022 për krijimet e saj jo tradicionale, që bashkojnë modën e lartë me trashëgiminë e qytetit të saj të lindjes.
Për Velez, pandemia Covid-19 ka nxitur “epokën e rilindjes” duke i bërë talentet e reja të kenë më tepër entuziazëm për të shprehur veten nëpërmjet pasioneve të tyre.
Stilistja ka mbajtur shfaqjen e saj në Brooklyn duke prezantuar koleksionin e ri të vjeshtës 2023.
Top Channel