Spanja shpenzon €250mln për trenat që janë më të gjerë sesa tunelet e saj (fotot)

13/02/2023 19:37

Taksapaguesve spanjollë po u thuhet tashmë nga autoritetet se do të duhet një kohë e gjatë për një projekt hekurudhor, pasi u zbulua se trenat e rinj ishin tepër të gjerë për disa nga tunelet e vendit.

Kështu që me sa duket qeveria ka shpenzuar miliona për trena të rinj që nuk mund të hyjnë në tunelet e saj, shkruan rrjeti britanik Express.

Në qershor 2020, hekurudhat spanjolle Renfe porositën prodhimin e 31 trenave me dimensione që tashmë zbulohet se nuk përputhen me ato të udhëtimit.

Mjetet ishin dizenjuar me një lartësi të tillë që i ndalonte të hynin në disa prej tuneleve të shumta hekurudhore të vendit në linjat e Asturias e Cantabria.

Keqllogaritjet që po shtyjnë dorëzimin e njësie të transportit për disa vjet, janë quajtur një “turpërim i madh” për autoritetet e vendit.

Kur u zbulua gafa e zyrtarëve, i gjithë procesi i prodhimit të trenave u ndalua dhe nisi kërkimi i një zgjidhjeje të mundshme, raportonin agjencitë  Adif, Renfe dhe hekurudhat shtetërore.

“Nëse do të kishim ndjekur udhëzimet ekzistuese mund t’i kishim porositur këta trena më të vegjël ose me disa ndryshime nga ata që kemi aktualisht”, tha Flores duke shtuar se qeveria është e vendosur të modernizojë trenat e linjave Feve në Cantabria e Asturias.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA