Kreu i NATO-s, Jens Stoltenberg nuk ka plan të zgjasë mandatin e tij për herë të katërt dhe pret të zëvendësohet në tetor të këtij viti, tha të dielën aleanca ushtarake.
Jens Stoltenberg nuk ka në plan të zgjasë mandatin e tij për herë të katërt, por do të largohet tetorin e këtij viti.
“Mandati i Sekretarit të Përgjithshëm Jens Stoltenberg u zgjat tre herë dhe ai shërbeu gjithsej gati nëntë vjet,” tha zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu.
Deklarata për tërheqjen e sekretarit të përgjithshëm të aleancës ushtarake vjen pas një raporti të gazetës gjermane Welt am Sonntag sipas të cilit, vendet anëtare do të donin që Stoltenberg të vazhdonte të qëndronte në këtë post në mesin e luftës ruse në Ukrainë. Ish-kryeministri norvegjez 63-vjeçar mori detyrën në selinë e NATO-s në Bruksel në 1 tetor 2014 dhe e ka udhëhequr aleancën perëndimore përmes disa krizave ndërkombëtare.
Shpresat e disa diplomatëve perëndimorë ishin që ai që vazhdonte te qëndronte të krye të NATO-s të paktën deri samitin e vitin e ardhshëm për të shënuar 75 vjetorin e aleancës.Stoltenberg-u është aktualisht Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, i dytë më i gjatë në detyrë, i eklipsuar vetëm nga holandezi Joseph Luns, i cili e mbajti postin nga viti 1971 deri në 1984.Ai vlerësohet veçanërisht për zbutjen e një mosmarrëveshjeje midis ish-presidentit të SHBA, Donald Trump dhe aleatëve europianë mbi shpenzimet e mbrojtjes.
Personeli i fundit i NATO-s dhe forcat amerikane u larguan nga Afganistani në gusht 2021, dhe Stoltenberg-u gjithashtu mbikqyri përgjigjen e NATO-s ndaj pushtimit rus të Ukrainës dhe luftës në vazhdim.Krerët e NATO-s pritet të emërojnë një sekretar të ri të përgjithshëm deri në korrik, kur ata të takohen për një samit në Vilnius.
Top Channel