“Rama i jep valixhet me para McGonigal”/ Vokshi: Bashkohuni me ne, kjo është çështje demokracie e pluralizmi

13/02/2023 17:40

Deputetja demokrate Albana Vokshi, ka ngritur sërish akuza ndaj Ramës, duke thënë se ai i jep McGonigal valixhet me para dhe kjo është sipas saj arsyeja përse në vend nuk ngrihen rrogat dhe nuk ka progres.

Demokratja u shpreh se kjo protestë sot nuk është vetëm çështje e Partisë Demokratike por është çështje pluralizmi politik.

“Ka para për të rritur pensionet e pagat por Rama ja jep McGonigalit me valixhe. Ne u përjashtuam se kërkuam interpelancë urgjente por ne nuk dorëzohemi, sot kanë vënë policinë përballë nesh por ne nuk e kemi me ta se ata janë bij nënash një rrogë kanë, unë i bëj thirrje të bashkohen me popullin, ka para në buxhet për shërbime shëndetësore, kjo protestë sot nuk është vetëm çështje e Partisë Demokratike është çështje pluralizmi politik por ne kemi vendosur ti dalim Zot Shqipërisë e të mbrojmë  pluralizmin. Kjo është çështje demokracie e duhet ta mbrojmë me çdo kusht.”

Top Channel