Përplaset treni me 20 vagonë kimikate helmuese, në katastrofën toksike në SHBA (fotot)

13/02/2023 21:23

Agjencia e mbrojtjes së mjedisi në SHBA ka publikuar sot listën e plotë të kimikateve vrasëse që u çliruan në ambjent pas aksidentit të pashpjeguar të një treni mallrash që doli nga binarët në kufirin mes Ohio e Pennsylvania, më 3 shkurt në SHBA.

Rreth orës 21.00 të mbrëmjes treni i linjave Norfolk Southern me rreth 150 vagonë, 20 prej të cilëve me materiale të rrezikshme toksike, doli nga binarët në qytezën East Palestine në Ohio.

Aksidenti shkaktoi një zjarr gjigant dhe duke iu trembur një shpërthimi që do të çlironte helmet në zonën rrethuese, zjarrfikësit shpuan pesë nga vagonët duke lënë kimikatet toksike të dalin jashtë.

Ata thanë se rrjedha e kimikateve u drejtua në një hendek ku materiali u dogj, por ata paralajmëronin se gaze toksike si fosgjen, i përdorur gjatë Luftës I Botërore, dhe klorid hidrogjeni po lëshoheshin në atmosferë.

Zyrtarë mjedisorë thanë se kanë monitoruar ajrin dhe ujin në rrethina në ditët pas aksidentit dhe nuk kanë raportuar për nivele alarmuese helmimi, sipas rrjetit Neewsweek.

Rezidentët e qytezës East Palestine u lejuan të ktheheshin në shtëpitë e tyre pas një dite, edhe pse disa prej tyre raportonin për dhimbje koke e të vjella, sipas rrjetit Associated Press, ndërsa disa kafshë shtëpiake kanë vdekur si pasojë e ekspozimit .

Më 10 shkurt zyrtarët e emergjencave publikonin listën e kimikateve të identifikuara që kishin kontaminuar ajrin, tokën dhe ujin pranë vendngjarjes”.

  • Klorid vinili (Vinyl chloride): gaz pa erë i përdorur në prodhimin e plastika, shumë i djegshëm dhe toksik.
  • Akrilat butili (Butyl acrylate): lëng pa ngjyrë që përdoret në bojra e ngjitëse, shumë i djegshëm që shkakton acarim lëkure e frymëmarrjeje.
  • Akrilat etilheksili (Ethylhexyl acrylate): Lëng pa ngjyrë i përdorur në plastika dhe prodhon tymra toksike.
  • Monobutil glikol etilemni (Ethylene glycol monobutyl): Lëng pa ngjyrë i përdorur në bojra e solucione pastrimi, shumë i djegshëm dhe toksik.

Hetimet vijojnë për të përcaktuar shkaqet e aksidentit dhe masën e kontaminimit të ambjentit.

FOTO GALERI
5/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA