
25/02 09:55
Sergej Milinkovic-Savic është objektivi i radhës për Newcastle, me anglezët të cilët kanë nisur kontaktet e para me futbollistin.
Mesfushori ka kontratë deri në vitin 2024 me Lazio-n, ndërsa vlera e tij në treg është rreth 60 milionë euro.
Sipas medieve britanike, Newcastle do të provojë gjatë merkatos së verës dhe ideja është shumë e qartë, pasi anglezët kërkojnë të negociojnë çmimin duke përfshirë një ose dy lojtarë.
Kështu, vera pritet të jetë e nxehtë për Milinkovic-Savic, pasi burimet pranë lojtarit kanë konfirmuar se rinovimi me Lazio-n ka ngecur dhe asgjë nuk është në rrugën e duhur.
Top Channel