Sulm me dronë pranë kufirit me Venezuelën, gjashtë ushtarë të vrarë, dhjetëra të plagosur në Kolumbi
Një manjat ndërtimi është kapur në Turqi teksa përpiqej të largohej nga vendi pasi një bllok pallatesh banimi i ndërtuar prej tij është shembur duke vrarë rreth 1000 njerëz.
Ndërtuesit në Turqi po përballen me investigime pas shembjes së ndërtesave gjatë tërmetit shkatërrimtar me 7.8 që ka vrarë e gjymtuar Turqinë jugore dhe Sirinë veriore.
Ndërtuesi në fjalë u arrestua në aeroportin e Stambollit teksa përpiqej të fluturonte drejt Malit të Zi, pas shembjes së banesave “të mrekullueshme” në tërmet.
Mehmet Yaşar Coşkun është ndërtuesi i rezidencës Rönesans e cila u shemb tragjikisht në Antakya.
Apartamentet e luksit ishin ndërtuar në 2013, kur Coşkun shpërndante fotot e ndërtimeve në rrjetet e tij sociale.
“Një kuadër nga parajsa, Rönesans Residence”, shkruante ndërtuesi
Ndërtesat e tij 12-katëshe në Antakya kishte 250 apartamente po u shemb në anë mbi pishinën e vet, duke dëmtuar dhe objektet fqinje.
113 mandate arrestimi janë lëshuar deri tani nga autoritetet turke për ndërtuesit pas tërmetit të 6 shkurtit.
Një prej ndërtuesve të arrestuar së fundmi, tha: “Ndërgjegjia ime është e pastër, kam ngritur 44 ndërtesa dhe vetëm 4 u shembën. Kam bërë gjithçka sipas rregullave.”
Mediat turke thonë se teknikat moderne të ndërtimit kanë kritere për rezistencë ndaj tërmeteve, por me abuzimet me materialet e ndërtimit ka rënë deh cilësia e objekteve përfundimtare.
Ministri turk i mjedisit Murat Kurum tha 24,921 ndërtesa në rajon ose janë shembur ose janë dëmtuar nga tërmeti.
Top Channel