Sulmi në stacionin e autobusit në Jeruzalem/ Autoritetet mbyllin shtëpinë e autorit, reagojnë grupet e të drejtave të njeriut

12/02/2023 14:55

Tre të vrarë është bilanci i sulmit që ndodhi të premten në Jeruzalem, kur një 32-vjeçar hyri me makinë në një stacion autobusi duke përplasur disa persona.

Të shtunën ndërroi jetë një 8-vjeçar që mbeti i plagosur rëndë nga sulmi. Për Asher Menahem Paley u zhvilloi ceremonia mortore në orët e vona të mbrëmjes. Nga tragjedia, ndërroi jetë vëllai i tij YAakov, ndërsa vëllai më i madh, 10-vjeçari Moshie mori disa plagë të lehta dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Funerali u zhvillua brenda pak orësh, në përputhje me ligjin hebre që i konsideron vonesat në varrim si mosrespektim ndaj të vdekurve.

Autori i sulmit u identifikua si Hussein Qaraqa, i cili u vra nga policia në vendngjarje, ndërsa familjarët than se 32-vjeçari vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ndërkohë, autoritetet mbyllën shtëpinë e familjes së tij, duke vendosur dryn dhe bllokuar dyert e dritaret. Videoja u publikua nga vetë policia e sigurisë.

“Përgjigja e duhur ndaj terrorit është goditja e tij me forcë dhe thellimi i mëtejshëm i rrënjëve tona në tokën tonë. Qeveria do të diskutojë për një operacion më të gjerë kundër autorëve të terrorizmit në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Jerusalemin lindor’ tha kryeministri Benjamin Netanyahu përballë kabinetit qeverisës.

Izraeli pretendon se shkatërrimi i shtëpive të sulmuesve palestinezë shërben si një pengesë për të parandaluar sulmet e ardhshme. Ndaj këtyre deklaratave kanë reaguar grupet e të drejtave të njeriut, që theksojnë se kjo praktikë e dënimin kolektiv lë pa strehë qytetarë të pafajshëm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA