Argjentinasit po shfrytëzojnë çdo mundësi për t’u freskuar, teksa po përballen me valën më të keqe të të nxehtit në më shumë se gjashtë dekada.

Argjentina ka paralajmëruar qytetarët në nëntë provinca jugore dhe qendrore të tregojnë kujdes për shëndetin, ndërsa Shërbimi Meteorologjik Kombëtar thotë se kjo është vala e tetë e të nxehtit që godet vendin këtë sezon veror.

Me termometrin që shënon 40 gradë Celsius, një “alarm portokalli” u dha të shtunën për provincat e Corrientes, San Luis, Mendoza, La Pampa dhe Buenos Aires, ndërsa në disa qytete të tjera u lëshuar alarm i verdhë.

Tre muajt e kaluar, nga janari në nëntor, kanë qenë më të nxehtat që nga vitit 1961, rreth 1.7 C më i lartë se normalja, sipas matjeve meteorologjike.

Valët e herëpashershme të të nxehtit janë normale, por ndryshimet klimatike i kanë bërë ato  më intensive në çdo kontinent, madje edhe në rajonin malor të Patagonisë së Argjentinës, thonë meteorologët.

Përgjatë bregut të provincës Rio Negro të enjten, temperaturat arritën në 42 C.

Vitin e kaluar, stuhia La Nina solli temperatura historikisht të larta në të gjithë Argjentinën vitin e kaluar, duke çuar në humbje të të korrave në një vlerë prej 10 miliardë dollarësh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA