Ideali i pranuar i bukurisë mashkullore po ndryshon vazhdimisht. Shpesh pyesim se çfarë e bën një mashkull të bukur sot?
Në dekadat e kaluara, ikonat më të famshme të bukurisë mashkullore ne kulturën perëndimore kanë qenë një grup mjaft i ngushtë, yjet me sy blu të ekranit si Brad Pitt apo Leonardo DiCaprio janë të parët që vijnë në mendje. Por ideja se si duket mashkulli “perfekt” po evoluon pasi bota e filmit dhe e modës përqafojnë një diversitet më të madh.
Modeli britanik, aktivisti dhe ylli i TikTok-ut Ben James po ndryshon mënyrën se si ne i shohim burrat me trup më të madh se standardi i deritanishëm.
A është kjo një shenjë e një demokratizimi në rritje të bukurisë mashkullore? Siç thotë Ben James: “Do të doja të shihja industrinë të përmirësohej duke pasur forma të ndryshme trupore.
Profesori i antropologjisë në Universitetin e Edinburgut, Alexander Edmonds, thotë për BBC se “Për shkak të trashëgimisë së skllavërisë dhe kolonializmit, imazhet perëndimore të burrit të bukur kanë qenë gjithmonë shumë të bardha, dhe në të kaluarën, kishte barriera që ky koncept të ndryshonte. Por kjo mund të ndodhë tani”. Supermodelet zezake si Tyson Beckford dhe Alton Mason rregullisht zbukurojnë kopertinat e revistave dhe bota e modës gradualisht po bëhet më e larmishme, ndoshta pjesërisht për shkak se ndryshimet sociale globale si lëvizja Black Lives Matter.
Dhe si me çdo etni, standardet e bukurisë së Azisë Lindore janë gjithashtu të ndryshme.
Dhe nocioni konvencional i tipit mesdhetar “i gjatë, brun dhe i pashëm” është ende i kërkuar, pavarësisht nga diversiteti në rritje. Fraza u përdor në Evropë në fillim të viteve 1900, dhe më pas u përdor zakonisht në Hollywood gjatë viteve 1920 për të përshkruar yllin italian Rudolph Valentino dhe që atëherë ka mbetur një idiomë e përdorur shpesh.
Top Channel