Çdo orë që kalon rrit numrin e jetëve të humbura nga tërmeti shkatërrues në Turqi.
Ndërsa shpresat zbehen për të gjetur njerëz të gjallë, dy organizata gjermane pezulluan operacionet e kërkim shpëtimit sikurse edhe një ekip i ushtrisë austriake, për arsye sigurie të personelit të tyre, në luftimet e nxitura nga kurdët dhe rebelët sirianë.
Por, mrekullitë vijojnë të mbajnë gjallë shpresat e njerëzve. Mbrëmjen e të shtunës paçka se kishin kaluar 133 orë nga tërmeti mediat në Turqi transmetuan nxjerrjen nga rrënojat të një familje në Kahra-man-maras.
Ndërsa një fëmijë i cilësuar si heroi ditës është gjetur i gjallë nën rrënoja pas 128 orësh.
Një burrë gjithashtu pas 149 orësh u nxor nga rrënojat raportuan mediat turke
AFP thotë se në qytetin e Antakya, ku kërkimet vijojnë pronarët e dyqaneve janë bërë bashkë për të mbrojtur pronat nga hajdutët.
Një person i dyshuar si grabitës u ndalua dhe u rrah, ndërsa një banorë i kësaj zone tregoi se situata e grabitjeve është e frikshme.
Në rrjet sociale kjo video tregon se si policia rreth disa grabitës në zonat e tërmetit.
Dhjetëra përgjegjës të plaçkitjeve javën arrestuar, por ndërkohë dora e hekurt e policisë turke po vepron edhe ndaj ndërtuesve. janë identifikuar 130 prej tyre dhe javën arrestuar me dhjetëra deri tani.
Top Channel