Pas pesë netësh emocionuese me të papritura dhe shumë surpriza, festivali ikonik i Sanremos u përmbyll ne orët e para të së dielës, kur shpalli fituesin e këtij viti, Marco Mengoni.
Me këngën Dy jete, Marco rrëmbeu trofeun e Sanremo 2023, duke fituar të drejtën për të përfaqësuar Italinë në Eurovizion.
Marco, që Eurosong-un e ka prekur për herë të parë në vitin 2013, kur ka përfaqësuar vendin me këngën L’Essenziale, u zgjodh fitues pas votimit nga publiku dhe juria e medias.
28 këngë u interpretuan nga artistët pjesëmarrët në të pesta netët e festivalit, që u shoqëruar nga spektakël, surpriza, ndërsa nuk munguan skandalet.
19-vjeçari Blaco, që përfaqësoi Italianë në Eurovision një vit më parë, i habiti të gjithë, kur pas gabimit teknik me kufjen, nisi të shkatërrojë skenën në teatrin Ariston gjatë performancës. I riu shkelmoi lulet dhe skenografinë, ndërkohë që u desh ndërhyrja e organizatorëve për të ndaluar.
Prezantuesja Chiara Ferragni guxoi me fustanet e saj elegantë e rebelë njëkohësisht. Secili prej tyre, i menduar si mesazh frymëzimi për vajzat e gratë.
Ndërsa partneri i saj, këngëtari Fedez ndezi polemika nga puthja skenike me Rosa Chemical, duke u shprehur për publikun se ky është festivali i dashurisë. Rroftë dashuria, brohoriti ai.
Top Channel