E arrestuar për pastrim parash, sekuestrohet një apartament dhe një garazh në pronësi të Alda Klosit

12/02/2023 11:51

Një apartament dhe një garazh në pronësi të Alda Klosit, e arrestuar për dyshuar për pastrim parash, deklarim të rremë dhe fshehje të pasurisë janë sekuestruar këtë të diel

Ish-drejtoresha e koncensioneve, ish-këshilltare e Ministrit të Shtetit për Rindërtimin në vitin 2020 si dhe ish-drejtoreshë e kabinetit të ministrit të Shtetit për Rindërtimin Arben Ahmetaj është lënë në arrest me burg.

Arrestimi i Alda Klosit erdhi pas dëshmisë së Sanitares Rozeta Dobi e cila më herët ishte arrestuar me akuzën e vjedhjes së 120 mijë eurove nga shtëpia e zyrtares. Një kontroll i dytë i banesës së Rozeta Dobit dhe të birit Havier Dobi zbuloi dhe 405 mijë euro të tjera të cilat mbetën pa zot.

Thellimi i hetimeve nga policia dhe prokuroria e kryeqytetit si edhe pyetja për disa orë e sanitares Rozeta dobi zbuloi se gjithçka ka qenë inskenim dhe paratë e gjetura në banesë nuk ishin vjedhur por ish zyrtarja e lartë ia kishte dhënë për t’i fshehur.

Në dëshminë e saj Rozeta Dobi ka thënë se ka parë shumë para të cilat vinin me kuti dhe ishin të fshehura në disa shtëpi të ish-zyrtares Klosi. Dobi implikon dhe persona të tjerë që kishin kontakt me zyrtaren përfshi dhe i

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA