Një 13-vjeçare mbeti e plagosur këtë të diel në Durrës, pasi përpas nga një makinë në lagjen numër 15 të qytetit.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 10:50, ndërkohë që pak orë më vonë është arrestuar drejtuesi i mjetit.
56-vjeçari me iniciale S.P. është shoqëruar në Komisariat, ndërkohë që është sekuestruar mjeti ti “Benz”.
Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërkohë që vazhdon hetimi për ngjarjen.
Njoftimi i policisë:
Në vijim të informacionit paraprak për aksidentin e ndodhur më datë 12.02.2023, rreth orës 10:50, në lagjen nr.15, Durrës, ku një automjet i paidentifikuar aksidentoi shtetasen D. D., 13 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, ju njoftojmë se:
Shërbimet e Policisë Durrës, pas marrjes së njoftimit, kanë organizuar punën dhe falë veprimeve të shpejta profesionale, kanë bërë të mundur identifikimin dhe bllokimin e automjetit tip “Benz” dhe shoqërimin në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, të shtetasit S. P., 56 vjeç, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme.
Top Channel