Cilat janë rreziqet kryesore për të mbijetuarit në Siri?

12/02/2023 17:22

Siria jo vetëm që po lufton me pasojat e katastrofës natyrore, por gjithashtu po përpiqet të përballojë temperaturat e ngrira dhe fundin e një shpërthimi të rëndë kolere në dhjetor. 

Drejtori rajonal i urgjencës Dr Rick Brennan thotë se në qytetet e Aleppo dhe Latakia rreth 350,000 njerëz mbetën të pastrehë menjëherë pas tërmetit, kështu që ofrimi i kujdesit masiv për ta ka qenë një “ndërmarrje e madhe”. 

Ai shton se shumë prej tyre po strehohen në xhami, shkolla, kisha dhe qendra, por zonat po bëhen të mbipopulluara.

“Ato nuk janë kushte të pranueshme, kështu që ne po punojmë me partnerët për të parë opsione të tjera,” thotë ai. 

Një problem tjetër me të cilin përballen të mbijetuarit është rritja e rrezikut për t’u prekur nga një sëmundje infektive për shkak të mbipopullimit dhe kanalizimeve të dobëta, si dhe problemeve të shëndetit mendor. 

Dr Brennan thotë se OBSH do të krijojë qendra të lëvizshme për të dërguar furnizime urgjente në klinika dhe spitale. 

Përfaqësuesi i OBSH-së në Siri Dr Iman Shakiti thotë se sistemi shëndetësor i vendit është sfiduar prej disa vitesh për shkak të konfliktit, krizës ekonomike dhe shpërthimit të sëmundjeve. 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA