Video/ Turma rreh për vdekje burrin me akuza blasfemie në Pakistan (fotot)

11/02/2023 17:50

Një grup të rinjsh kanë rrahur për vdekje sot një burrë në Pakistan që akuzohej për blasfemi, megjithëse, mbahej në mbrojtje nga policia për parandalimin e ngjarjeve të ngjashme.

Qindra banorë bastisën stacionin e policisë ku mbahej viktima në qytezën e provincës  Punjab, 80 kilometra larg qendrës lindore të Lahore.

Tuma e zemëruar kishte plagosur oficerët dhe vandalizuar stacionin e policisë, para se te gjenin objektivin e tyre e ta rrihnin për vdekje, tha policia.

Oficerët thanë se viktima ishte në mes të të 30-ave dhe megjithëse raportohej si i besimit musliman, akuzohej se kishte përdhosur librin e shenjtë të Kuranit.

“Turma bastisi stacionin e policisë dhe rrahu për vdekje të akuzuarin”, tha zëdhënesi lokal Waqas Khalid për rrjetin AFP.

“Pasi e vranë ata tentuan të digjnin trupin,” shtoi ai, duke thënë se policia po punon për identifikimin e sulmuesve.

Video në rrjetet sociale tregonin qindra të rinj që rrethonin stacionin e policisë duke thyer dyer e dritare.


Raportimet nga vendi thonë se akuzat e blasfemisë përdoren shpesh në vend për hakmarrje personale, kryesisht ndaj minoriteteve.

Në dhjetor 2021 një menaxher fabrike nga Sri Lanka u rrah për vdekje në Pakistan pas akuzave të turmës për blasfemi ndërsa disa raste vdekjesh makabre para tij kanë pasur të njëjtën natyrë akuzash.

FOTO GALERI
1/3
Qindra banorë bastisën stacionin e policisë ku mbahej viktima në qytezën e provincës Punjab, 80 kilometra larg qendrës lindore të Lahore.

Top Channel