
26/02 22:25
Gazetari Artur Bibe bashkë me operatorët raporton tashmë prej tre ditësh drejtpërdrejt nga zona e prekur e tërmetit në juglindje të Turqisë, duke sjellë pamje nga operacionet e ekipeve të shpëtimit, histori persona, por jo vetëm.
Ekipi i Top Channel tregon edhe vështirësitë e raportimit siç është mungesa e një vendi të sigurt për të kaluar natën, apo edhe furnizimi i automjetit me karburant.
“Gjetja e karburantit është një nga gjërat më të vështira këtu. Kemi marrë shishe me vete dhe sa herë që është e mundur furnizojmë automjetin. Nuk është e lehtë por është një veprim që duhet bëtë. Karburanti mungon në një rreze prej më shumë se 150 km nga zona e tërmetit”- tregon gazetari Artur Bibe.
Top Channel