Yzeiri është turk por jeton prej 15 vitesh në kryeqytetin shqiptar. Ai e quan veten me fat që nuk ka qenë në Adana të hënën e tërmetit, megjithatë është i tronditur për miqtë e të afërmit e tij.

“Kushërinj e shok të mi kanë ndërruar jetë në Gazaintep, por daja e xhaxhai kanë shpëtuar janë mirë. Them shyqyr për familjarët e mi, por më vjen keq shumë për ata që kanë vdekur”.

Yzeiri edhe pse larg, po përpiqet të ndihmojë popullin e tij duke mbledhur ndihma ushqimore, rroba batanije për t’ua dërguar në këto ditë të vështira e të ftohta.

“Kanë shumë nevojë. Ndaj shumë faleminderit kush ka ndihmuar”, u shpreh ai.

Ndërkohë vëllai i tij, Enisi është nisur në zonat e tërmetit si vullnetar dhe Yzeiri të lidhet me të e ka të vështirë për shkak të mungesës së valëve telefonike , internetit apo territ që po kalojnë turqit për shkak të lëkundjeve të forta sizmike.

“Dukej si një qytet i fshirë nga harta.. është shumë keq. Vëllai ka lënë gruan se është i martuar e është nisur se i vjen shumë gjynah”, shtoi më tej Yzeiri.

Kjo tragjedi në Turqi, sipas Yzeirit do të ndikojë edhe në biznesin e tij të tapetëve në Shqipëri, por jo vetëm. Ekonomia do të mbes në vend tregon ai, nëse nuk përpiqen të gjithë shtetet për të dhënë ndihmën e tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA