26/11 20:56
Mbi 800 anëtarë dhe simpatizantë të Partisë Demokratike dega Fier, do t’i bashkohen protestës së sotme të organizuar nga opozita.
Sipas kryetarit të Partisë Demokratike dega Fier, Rrapi Gjika, drejt Tiranes janë nisur me automjetet e tyre private dhjetëra demokratë duke nisur që nga mbrëmja e djeshme ndërsa ka theksuar se në këtë protestë të radhës ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama janë bashkuar dhe shumë qytetare .
Nën sloganin “dorëheqja është detyrim qytetarë të udhëhequr nga ish – kryeministri Sali Berisha do të dalin në proteste në bulevardin para Kryeministrisë.
Top Channel