Zbulohen detaje të tjera nga Epstein, tentoi të blinte pallat luksoz në Marok një ditë para arrestimit, vlera arrinte në 14.95 mln dollarë
Një nënë nga Maine në SHBA ka kërkuar hetim për shkollën e bijës së saj 13-vjeçare, ku punonjësi social i kishte dhënë “objekte për tranzicion seksual” duke e inkurajuar të mos i tregonte prindërve të saj.
Amber Lavigne, nga qyteza Damariscotta, tha për rrjetin vendas National Review se i gjeti të bijës një mjet për sheshimin e gjoksit femëror, që fillimisht fëmija tha se “ia kishte dhënë një shoqe”.
Pas presionit të nënës, fëmija kishte pranuar se mjetin e “tranzicionit seksual” ia kishte dhënë punonjësi ri social i shkollës Samuel Roy.
Lavigne thotë se kur zbuloi mjetin kishte kontaktuar me zyrtarët e shkollës, të cilët fillimisht kishin thënë se do të vepronin ndaj çështjes.
Por pas takimit me punonjësin social Roy që nxiste “tranzicionin seksual të femijët”, zyrtarët nuk i përgjigjeshin më pyetjeve të Lavigne dhe mbështesnin pohimet e punonjësit duke cituar ligjet federale në fuqi, shkruan National Review.
Lavigne zbuloi më tej se stafi i shkollës kishte caktuar një emër të ri për bijën e saj dhe i referoheshin asaj me përemra mashkullorë.
“Të drejtat e mia po shkeleshin me të dyja këmbët ndërsa arsimi i bijës time ishte hedhur nga dritarja,” tha Lavigne për rrjetin Washington Times.
Gruaja ka larguar vajzën nga shkolla dhe ka paditur për shkelje anti-kushtetuese të të drejtave duke tentuar fshehtësisht të bindnin bijën e saj për të ndryshuar gjini nga femër në mashkull.
Avokati Adam Shelton tha për të përditshmen National Review: “Prindërit nuk mund të jenë në kontroll të sigurisë së fëmijëve të tyre nëse atyre u mohohen informacione kritike të zhvillimit të tyre nga institucionet”.
Lavigne thotë: “Unë kam dashur që vajza ime të bëhet sportiste, basketbolliste, por duke mësuar në shkollë ajo ka nisur të diskutojë çështjet e identitetit seksual, që nuk e di për çfarë shërbejnë”.
“Unë nuk do të heq dorë nga vajza ime, çfarëdo që të ndodhë”, shton ajo, ndërsa tentativat e kontaktit të mediave me zyrtarët e shkollës në fjalë nuk kanë pasur sukses.
Top Channel