“Mbulimi i kësaj tragjedie ka lënë gjurmë të thella, së bashku me ekipin e Top Channel, operatorët Ilia Poçi dhe Angjelo Baraj”, shprehet gazetari Artur Bibe, të cilët raportuan nga Turqia, në zonat e prekura të tërmetit.
Ekipi ka udhëtuar përgjatë pjesës së prekur nga tërmeti, në Manatia, aty ku ekipet shqiptare u munduan dhe ndihmuan të nxjerrin njerëz nga rrënoja.
“Një distancë shumë e gjatë mijëra kilometra, pamë nga afër se si ekipet e shpëtimit u munduan të nxjerrin dhe të shpëtojnë sa më shumë jetë.
Pamë se si jeta e njerëzve ndryshoi përgjithmonë nga kjo që ndodhi , pamë se si u mijëra njerëz janë mbuluar nga rrënojat dhe humbën jetën e tyre. Pamë se si u shkatërrua jeta e miliona njerëzve të tjerë
Nuk e di nëse Turqia do ta rimarrë sërish veten, po ajo që është e sigurt është që ky vend i madh ka marrë një plagë tepër të rëndë. Ne u u sollën në ekranin tuaj, atë çka pamë ne në Turqi, të merrnim historinë e vuajtjet e tyre.
Një lutje personale për të gjithë ata që humbën jetën tragjikisht këtu. Zoti i dhëntë kurajo të gjithë atyre njerëzve, zoti u dhëntë mundësinë të ringjallin jetën e tyre, të rifillojnë jetën e tyre. Ndoshta brezat e ardhshëm do ta kujtojnë si një ndër tragjeditë më të mëdha të kombit.
Pamë nga afër se si u ndihmuan të gjithë banorët nga të gjithë vendet e botës, nga Shqipëria në Afganistan ishin ata që erdhën ndihmuan. Solidariteti ka qenë maksimal, aq më tepër ku bëhet fjalë për njerëz që lanë punët e tyre, lanë çdo gjë që kishin për të ndihmuar për të shpëtuar, dhe për të lehtësuar sadopak dhimbjen, e njerëzve këtu”, tha gazetari.
“Zoti e bekoftë popullin tuaj, nga unë Artur Bibe, faleminderit!”
Top Channel