Një qen ka ndihmuar në shpëtimin e të zonjës së tij duke drejtuar grupet e shpëtimit te ajo rreth 100 orë pas tërmetit shkatërrimtar që goditi të hënën Turqinë e Sirinë.
Grupet e shpëtimit gjetën Duygu të varrosur nën blloqe betoni e metali pas shembjes së pallatit të banimit në Antakya mëngjesin e djeshëm.
Gruaja u shpëtua pasi qeni i saj Venus, vraponte drejt grupeve të shpëtimit duke lehur, para se t’i drejtonte te gruaja e bllokuar nën rrënoja në Bulevardin Atatürk.
Më parë i zbukuruar me palma, butikë e ndërtesa qeveritare, bulevardi u rrafshua nga tërmeti i magnitudës 7.8 që goditi të hënën.
Tërmeti me epiqendër në Gaziantep, shkatërroi jugun e Turqisë dhe Sirinë në katastrofën monstruoze që ka vrarë deri tani më shumë se 22 000 njerëz.
Ndihma të shumta kanë vërshuar në rajonin e goditur turk, si dhe në Antakya që është rreth 100 milje larg Gaziantep, dhe rreth 300 larg epiqendrës së tërmetit në krahinën Kahramanmaraş.
Siria e shkatëruar nga tërmeti dhe lufta para tij, ka marrë vetëm pak nga ndihmat ndërkombëtare teksa zona të veçanta kanë rregulla të veçanta lejimi të ndihmave, në varësi të grupeve rebele që i kontrollojnë dhe politikave perëndimore ndaj tyre.
Top Channel